Tryezë shkencore në Ditën Botërore Kundër Kancerit

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 12:20 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bordi Nacional për Kontroll të Kancerit, ka organizuar sot një tryezë shkencore diskutimi në kuadër të Ditës Botërore Kundër Kancerit. Në këtë tryezë është diskutuar për hapat të cilat do të ndërmerren në luftën kundër sëmundjes së kancerit, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, tha se kjo ditë po shënohet për rritur ndërgjegjësimin rreth kësaj sëmundje e cila i shkakton një prej gjashtë vdekjeve të cilat ndodhin.

“Prandaj ditën e kancerit sot e shënojmë për të rritur ndërgjegjsimin për kancerin, për të zvogluar stigmen dhe për të inkurajuar parandalimin si dhe trajtimin ndaj tij. As sot dhe asnjë ditë tjeter kanceri nuk duhet të konsiderohet si një dënim me vdekje,dhe aq më pak tash kur çdo ditë e më shumë po shtohen kapacitetet dhe mundësit për të zvogluar barrën e tij dhe për të përmirësuar jetesën dhe cilësinë e atyre që jetojnë me këtë sëmundje”, tha ai.

Sipas tij, Kosova është në rrugë më të mirë për të parandaluar e trajtuar kancerin, pasi që nga java e kaluar ka filluar edhe trajtimi për të sëmurët me kancer në 24 orë në 7 ditë të javës.

Suzana Manxhuka, nga Bordi Nacional për Kontroll të Kancerit, tha se bordi ka shënuar një program nacional i cili e ka për qëllim uljen e numrit të kancerit.

“Bordi nacional për kontroll të kancerit me qëllim të sforcimit të kancerit në nivel nacional e me synim kryesor uljen e barrës së kancerit në vend ka shënuar programin nacional për sëmundjen e kancerit dhe ka përcaktuar prioritete si dhe planin e veprimit si dhe të gjitha këto duke u bazuar në tendencat bashkohore të zhvillimit të onkologjisë në botë”, tha Manxhuka.

Ndërsa Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, Naser Ramadani, është shprehur se raportimi për këtë sëmundje ka çaluar në vitet paraprake dhe se duhet të krijohet një instrument për ministrinë, raporton EO.

“Faktikisht në Shërbimin Klinik Spitalor Universar të Kosovës janë dy pika kyçe neuralgjike por të cilat nuk janë të vetme, instituti i Onkologjisë si dhe instituti i Patologjisë të cilët janë burimi kryesor për gjetjen e informacioneve të nevojshme me të cilat pastaj instituti kombëtar dhe regjistri i kancerit i cili është formuar tashmë dhe po funksionon për mrekulli”.

“….do t’i grumbullojnë të dhënat të cilat pastaj do të pasqyrohen në analiza të raporteve vjetore por edhe vjeçare ose 10 vjeçare të mëvonshme duke e pasur parasysh se raportimi deri tash ka çaluar sado pak dhe për ministrinë të krijojmë një instrument pastaj që do të shërbej në planifikimet e mëtutjeshme të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me onkologjinë”, tha Ramadani.

Të ngjashme