Tryezë shkencore për të shënuar Ditën Botërore kundër Kancerit

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 08:56 | Nga

Bordi Nacional për Kontroll të Kancerit (BNKK), organizon tryezë shkencore për të shënuar Ditën Botërore kundër Kancerit.

Kjo ngjarje e cila mbahet në kuadër të aktiviteteve vetëdijesuese kundër kancerit dhe për Ditën Botërore të Kancerit, do të mbahet në Sallën e Klinikës së Sëmundjeve Infektive në QKUK.

Shifrat e reja të OBSh-së të publikuara këtë javë tregojnë se çdo vit 8.8 milionë njerëz vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Një prej problemeve është diagnostikimi shumë i vonuar i shumë rasteve me kancer.

Madje edhe në shtetet me sisteme dhe shërbime shëndetësore optimale, shumë raste kanceri janë diagnostikuar në një stad të avancuar, kur trajtimi i suksesshëm i tyre është më i vështirë.

Diagnostikimi i kancerit në stadet e vona, dhe pamundësia për të siguruar trajtimin, ndëshkon shumë njerëz me vuajtje jo të domosdoshme dhe vdekje të hershëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme