Turistët ndërkombëtarë nuk do të mund të kthehen në Australi deri në vitin 2022

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 07:48 | Nga Ekonomia Online

Turistët ndërkombëtarë nuk do të kenë mundësi të kthehen në Australi deri në vitin 2022, ka thënë kryeministri australian të martën.

Në vend të kësaj, Scott Morrison, njoftoi se emigrantëve të aftë dhe studentëve do t’u jepet përparësi për të hyrë në këtë vend, i cili ka pasur një ndalim të rreptë udhëtimi që nga marsi i vitit të kaluar.

Ai po ashtu ka theksuar se Australia pritej të arrinte standardin e vaksinimit të martën, në të cilin vendi mund të fillonte të hapet, pasi 80 përqind e popullsisë së moshës 16 vjeç e lart kanë një goditje të dytë, shkruan euronews.

Javën e kaluar, ai përshkroi planet për të lejuar qytetarët e vaksinuar dhe banorët e përhershëm të fluturojnë jashtë shtetit nga nëntori për herë të parë që nga ndalimi i udhëtimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme