Turqia premton investime në Gjakovë

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 14:49 | Nga

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot ka pritur Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net .

Kiliç e ka njoftuar Gjinin rreth bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Turqisë, posaçërisht bashkëpunimit edhe për projektet në komunën e Gjakovës. Ajo ka përmendur disa projekte në vazhdimësi në mes komunës dhe organizatës Turke – TIKA, siç është projekti për renovimin e konviktit “Sadik Stavileci” i cili pritet të inaugurohet së shpejti, si dhe projekti për shkollën e artit “ Mejtepe Ruzhdije”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme