U dëmtua nga tërmetet, mbyllet Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Tërmetet që goditën qarkun e Korçës pos dëmeve në banesa, kanë shkatuar dëme edhe në Muzeun Kombëtar të Arsimit.

Prej datës 7 qershor, aktivitetet dhe vizitat në Muze janë pezulluar.

Mësonjëtorja e parë shqipe ka pësuar dëmtime të godinës dhe plasaritje të mureve.

Për këtë arsye drejtuesit kanë vendosur mbylljen e tij pasi është e pamundur pritja e vizitorëve.

Siç edhe raportohet, godina ka dëme brenda dhe jashtë saj, shkruan Ora News.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme