U lëndua para disa ditësh në një aksident në Prizren, vdes një grua në QKUK

Prishtinë | 28 Kor 2023 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur një grua në QKUK. Ajo ishte duke u trajtuar aty që nga 23 korriku, pasi u lëndua në një aksident trafiku në Prizren.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML – Prishtinë.

“Prizren 23.07.2023-19:00. Lidhur me rastin më 27.07.2023 është raportuar se  viktima femer kosovare e cila ishte në tretman mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë . Në  konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML – Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policsë.

Të ngjashme