U rrah në mes të ditës në Tiranë nga një 30-vjeçar, aktivistja rrëfen si ndodhi ngjarja

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Mirela Ruko, vajza e cila u dhunua pak ditë më parë nga 30 vjeçari Denis Telo, ka dhënë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se si ndodhi ngjarja.

Ajo tregoi se kishte dalë bashkë me të motrën për pazar, kur ishte sulmuar nga 30-vjeçari, për të cilin tha se nuk e njihte më parë.

“Nuk mund ta besoja se më ndodhi mua. Isha duke bërë pazaret kur dikush goditi Albinën. E ka hedhur përtokë dhe pas këtij momenti, na u vërsul me grushta derisa ndërhynë qytetarët. Më pas, kur u drejtuam drejt komisariatit, jemi sulmuar për të dytën herë nga ky person që na bëri pritë.

Ajo që na bën më shumë habi është se nuk e njihnim pavarësisht se kalonte në rrugicën e lagjes time çdo ditë. Kishte dhe 8 kallëzime të tjera, një numër i lartë që policia ta lërë në gjendje të lirë.”, tregoi Mirela duke paralajmëruar një padi ndaj Denisit dhe institucioneve që nuk kanë vepruar ndaj tij.

Të ngjashme