28-vjeçarja e cila u ther me thikë nga bashkëshorti i saj është nisur drejt spitalit të Tiranës me helikopter për trajtim më të specializuar mjekësor.
Ngjarja ndodhi në banesë e çiftit, në lagjen 4 në Pogradec, ku dyshohet se pas një konflikti të çastit mes çiftit, bashkëshorti ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur gruan.
Si pasojë e goditjes me thikë 28-vjeçarja ka marrë plagë në bark dhe në krah./abcnews.al