U zgjodh guvernator i BQK-së – Ismaili merr urim nga Kammer e Georgieva

Prishtinë | 28 Gus 2023 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e zgjedhjes së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z.Ahmet
Ismaili, ka marrë Letër urimi nga Drejtori i FMN-së i Departamentit për Evropë z. Alfred Kammer.
Në letrën e urimit , ndër të tjera thuhet:

“I nderuar Guvernator z.Ismaili, ju lutem pranoni urimet e mia të ngrohta për emërimin tuaj si
Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer
me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe kam besim se ne do të vazhdojmë
partneritetin tonë të fortë dhe ta forcojmë këtë partneritet e bashkëpunim edhe më tej.
Ju uroj juve dhe kolegëve tuaj suksese në përpjekjet tuaja për të vazhduar ruajtjen e stabilitetit
të sistemit financiar, avancimin e përfshirjes financiare, si dhe ruajtjen e një kuadri të fortë
rregullator dhe sigurimin e stabilitetit ekonomik.
Unë dhe kolegët e mi, jemi në dispozicionin tuaj dhe mëzi presim të ju takojmë gjatë takimeve
Vjetore në Marrakech, përfundon letrën e urimit për Guvernatorin Ismaili, Drejtori i Departamentit për Evropë në FMN z. Alfred Kammer”.

Guvernatorin, Ahmet Ismaili e ka uruar edhe Drejtoreshë e Përgjithshme Menaxhuese e Fondit Monetar, Kristalina Georgieva.

“I nderuar Guvernator Ismaili:
Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për emërimin tuaj si Guvernator i Bankës Qendrore të
Republikës së Kosovës. Ju uroj Juve dhe kolegëve tuaj suksese në punën dhe përpjekjet e
vazhdueshme për të promovuar stabilitetin ekonomik, nxitje të gjithëpërfshirjes financiare dhe
ruajtjen e një niveli të qëndrueshëm të kuadrit rregullator.
Menaxhmenti i lartë dhe stafi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, presin me padurim të vazhdojnë
bashkëpunimin e ngushtë me Bankën Qendrore të Kosovës gjatë mandatit tuaj”.

Në Kuvendin e Kosovës, Ismaili mori 56 vota.

Të ngjashme