UBT gati për fillimin e vitit të ri akademik

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 17:00 | Nga

UBT, me stafin e përbërë nga mbi 500 persona dhe me kampuset e pasuruara me laboratorë, salla, literaturë e pajisje të reja, është bërë gati për fillimin e vitit të ri akademik 2017/18 dhe për pritjen e studentëve të rinj në 18 programe të ndryshme studimi, në nivelin bachelor e master.

Duke qenë të përkushtuar në zhvillimin e programeve akademike, të cilat janë kombinuar me hulumtime shkencore të kualitetit të lartë dhe në harmoni me standardet më të njohura ndërkombëtare, UBT po i mbanë studentët në qendër të studimeve, duke sjellë për ta praktikat më të mira vendore e ndërkombëtare të mësimit, si dhe duke i bërë të gatshëm, të pranueshëm dhe të kërkuar në tregun e punës.

Krahas programeve ekzistuese dhe të dëshmuara tash e disa vite, siç janë: Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Mekatronikë dhe Menaxhment, Sistemet e Informacionit, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë, Shkenca Politike, Juridik, Media dhe Komunikim, Inxhinieri e Energjisë, Dizajn i Integruar, Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji, Infermieri, Politika Publike dhe Menaxhim (master), Inxhinieri e Energjisë Efiçiente (Diplomë profesionale), E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane (LLM & master), këtë vit, UBT do të startojë vitin e ri akademik me dy programe të reja, Farmacinë dhe Stomatologjinë, të cilat kanë tërhequr numër të madh të të interesuarve për regjistrim.

Studentët aktualë dhe ata që sivjet janë regjistruar për herë të parë, do të kenë mundësi t’i mbajnë ligjëratat nëpër kampuset e UBT-së, tashmë të përgatitura për mësim, përfshirë, kampusin në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj dhe në Prizren.

Marrëveshjet e UBT-së me afro 300 universitete dhe institucione tjera ndërkombëtare, si dhe me programet Erasmusë e Erasmus Mundus, do ua ofrojnë studentëve mundësinë e të studiuarit jashtë vendit, për një semestër, një vit akademik ose edhe deri në përfundim të studimeve të plota nëpër shtete të ndryshme të botës.

UBT është njëri ndër institucionet arsimore më moderne dhe inovative në Kosovë e rajon, i përkushtuar të zbatojë përsosmëri në mësimdhënie, mësimnxënie dhe hulumtim, përmes qasjes multidisiplinare, e cila do të kontribuojë në zhvillimet ekonomike, sociale dhe kulturore në vendin tonë dhe më gjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme