UBT nxit dhe ndihmon stafin akademik për vijimin e doktoratës

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Vetëm gjatë muajve të fundit, stafit akademik të UBT-së që mbajnë gradën doktor shkence, i janë shtuar edhe dhjetëra emra të rinj, të cilët i kanë përfunduar studimet e doktoratës nëpër universitetet më me renome botërore në Evropë dhe SHBA.

Krenare Pireva, Besa Sogxhiu, Mimoza Sylejmani, Gazmend Temaj, Beni Kizolli, Naim Preniqi, Albulena Jahja, Ermal Lubishtani dhe Petrit Ahmeti, janë vetëm disa nga akademikët e UBT-së, të cilët gjatë këtij viti kanë doktoruar nëpër universitete të njohura dhe në fusha të reja e të kërkuara studimi, për të cilat Kosovës ende i mungojnë ekspertët.

Kjo është një dëshmi se UBT përbëhet nga një staf akademik, ku numri me i madh i tyre janë doktor shkence, ose që janë në proces të përfundimit të doktoraturës. Kjo është rrjedhojë e politikës së institucionit që t’i përkrahë financiarisht dhe moralisht intelektualet e rinj, që kanë kapacitet për të studiuar jashtë vendit dhe që, pos ngritjes akademike, i pret edhe një vend i sigurt pune në akademi.

Para 18 vitesh, kur edhe u themelua UBT, Kosovës dhe institucioneve arsimore i mungonin në masë të madhe doktorantët që kishin përfunduar studimet jashtë vendit, por falë marrëveshjeve të shumta të UBT-së me institucione arsimore ndërkombëtare, ky numër është shumëfishuar, teksa secili prej tyre që ka kryer doktoratën falë UBT-së, është rikthyer në Kosovë për të ndarë përvojën e fituar dhe për të ngritur nivelin e arsimit në vendin tonë.

Vlen të theksohet se stafi i UBT-së është shkolluar nëpër institucione të njohura arsimore ndërkombëtare, përfshirë University of Vienna, London School of Economics, Leiden University, Trinity College Dublin, University of Graz, Salsburg University, John Hopkins University, Polytechnic University of Milan, Duke University, Linnaeus University, Gent Univeristy, George Town University, si dhe në shumë universitete të tjera prestigjioze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme