Ekonomia Online
FUNDIT

UBT shënon me aktivitete Ditën Botërore të Librit

UBT shënon me aktivitete Ditën Botërore të Librit

UBT ka shënuar Ditën Botërore të Librit duke zgjedhur tre titujt më të lexuar nga studentët gjatë këtij viti akademik. Bazat themelore të Infermierisë – Grup autorësh, Java Programming – Ralph Bravaco dhe Shai Simonson, si dhe Elektroteknika – Lutfi Bina, janë tre titujt që kanë qenë më të preferuarit për lexim nga studentët e […]

UBT ka shënuar Ditën Botërore të Librit duke zgjedhur tre titujt më të lexuar nga studentët gjatë këtij viti akademik.

Bazat themelore të Infermierisë – Grup autorësh, Java Programming – Ralph Bravaco dhe Shai Simonson, si dhe Elektroteknika – Lutfi Bina, janë tre titujt që kanë qenë më të preferuarit për lexim nga studentët e UBT-së, me qëllim të plotësimit të nevojave të tyre për marrje të njohurive profesionale.

Ndërkaq, ditë më parë, nga Biblioteka e UBT-së janë shpallur edhe lexueset e vitit, që në bazë të numrit të librave të lexuar, dolën të jenë studentja e Infermierisë, Ermira Jahiu dhe studentja e Mekatronikës, Vatër Adela Hyseni.

Për të shënuar këtë ditë, një fluks i madh i studentëve vizituan Bibliotekën e UBT-së dhe morën për të lexuar librat e tyre të preferuar.

Duke pasur parasysh fushat e larmishme të studimit në UBT, biblioteka fizike është pasuruar me rreth 250 mijë libra të ndryshëm dhe me mbi 52 mijë tituj, duke qenë kështu biblioteka më e madhe fizike në Kosovë dhe rajon.

Të ngjashme