Udhëheqësit në Hong Kong dënojnë dhunën e protestuesve mbi legjislaturën e qytetit

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësi i Hong Kongut ka dënuar “përdorimin ekstrem të dhunës” nga protestuesit që sulmuan dhe vandalizuan legjislaturën në 22 vjetorin e dorëzimit të qytetit nga Britania në Kinë.

Policia rivendosi kontrollin e saj të martën herët në mëngjes pas përleshjeve në rrugë me protestuesit në fund të një dite trazirash, njofton Klan Kosova.

Qindra demonstrues thyen legjislaturën e territorit kinez vonë të hënën, duke shkatërruar muret, ngjyrosur pikturat në shenjë të pakënaqësisë për ligjin mbi ekstradimin.

Në një konferencë shtypi, Lam, shefja e ekzekutivit e emëruar nga Pekini, përshkroi skenat e vandalizmit si “zemërthyese dhe tronditëse”.

“Kjo është diçka që duhet të dënojmë seriozisht, sepse asgjë nuk është më e rëndësishme sesa sundimi i ligjit në Hong Kong”, tha ajo bashkë me shefin e policisë së qytetit Stephen Lo.

“Veprimet e dhunshme të protestuesve kanë tejkaluar tej mase linjën e shprehjeve paqësore të kërkesave”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme