UEFA i zbulon kandidatët e çmimit “Trajneri i Vitit”

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Përmes kanaleve të saj zyrtare, UEFA e ka zbuluar listën e kandidatëve për çmimin “Trajneri i Vitit për sezonin 2022/23”.

Tre kandidatët për ta fituar këtë çmim janë: Pep Guardiola, i cili i fitoi tre trofe në edicionin e fundit, Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Cup, ndërsa së fundmi e fitoi edhe Superkupën e Evropës.

Simone Inzaghi është një tjetër kandidat pasi e çoi Interin në finale të Ligës së Kampionëve.

Kurse, kandidati i tretë është Luciano Spalletti, i cili e bëri mrekullinë me Napolin duke e fituar Scudetton.

Natyrisht, favorit absolut për ta fituar këtë çmim është Pep Guardiola.

Të ngjashme