Ujësjellësi i kryeqytetit shkyç 100 borxhlinj

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 14:51 | Nga

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në kuadër të masave ndëshkuese për borxhlinjtë brenda një muaji, janë realizuar mbi 100 shkyçje nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit.

Sipas ujësjellësit të kryeqytetit gjatë kësaj periudhe kohore janë vizituar edhe mbi 1300 konsumatorë borxhlinj dhe janë dërguar te përmbaruesit privat rreth 400 lëndë të konsumatorëve që nuk janë të rregullt ndaj shërbimeve të ujësjellësit.

Për këtë aksion, KRU ”Prishtina”, ka angazhuar 50 ekipe të shkyçjes.

Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon kjo kompani” sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth.

Bëhet e ditur se aksioni do të vazhdojë deri në fund të vitit 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme