Ujësjellësi s’ua njeh konsumatorëve pagesën elektronike të faturave

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 09:01 | Nga

Kishte paguar faturat e shpenzimeve të Ujësjellësit për disa muaj rresht, duke lënë mjete avancë në llogarinë e kompanisë, por A.P., banore në lagjen “Mati 3” nga Prishtina është befasuar kur faturat nga Ujësjellësi sërish i kanë ardhur me borxh paraprak.

A.P. vazhdimisht pagesat i ka bërë nëpërmjet sistemit elektronik (E-banking), shkruan sot Koha Ditore.

Por megjithëse mjetet janë derdhur në xhirollogarinë zyrtare të Kompanisë së Ujësjellësit, ato nuk janë procesuar deri tek të dhënat e faturimit.

Ndonëse rasati është paraqitur në Ujësjellës, problemi nuk është zgjidhur.

Në Kompaninë Publike Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, kanë thënë se janë në dijeni për disa raste të tilla dhe se ende nuk janë zgjidhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme