Ukraina dhe Bjellorusia përkujtojnë viktimat e Çernobilit

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 13:04 | Nga

Ukraina po shënon 32-vjetorin e katastrofës bërthamore në Çernobil, duke organizuar shërbim përkujtimor dhe një sërë ngjarjesh në kujtim të viktimave.

Ndërkaq, në shtetin fqinj, në Bjellorusi po ashtu po mbahen ngjarje për të përkujtuar viktimat e kësaj ngjarjeje.

Në Kiev, qindra qytetarë kanë marshuar në mesnatë drejt memorialit për Çernobilin ku kanë vendosur kurora lulesh dhe kanë ndezur qirinj.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka shkruar sot në Facebook se Çernoboli “gjithmonë do të mbetet plagë e hapur për ne”.

“Sot, ne duhet të bëjmë gjithçka që të parandalojmë përsëritjen e një tragjedie të tillë… zona e Çernobilit tani duhet të bëhet vend i teknologjisë së re, territor i ndryshimit”, ka shkruar Poroshenko.

Në Bjellorusi, po ashtu është planifikuar një marsh në Minsk i njohur si “Rruga e Çernobilit”.

Ky marsh është mbajtur në kryeqytetin bjellorus që prej vitit 1988, për të përkujtuar viktimat e katastrofës bërthamore në Ukrianën fqinje. Aksidenti në Çernobil po ashtu ka kontaminuar pjesë të mëdha të Bjellorusisë.

Më 26 prill, 1986 një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një reaktor bërthamor, duke shpërndarë re me material radioaktiv – që u shpërndanë Ukrainë, në kufi me Rusinë, Bjellorusi dhe në disa pjesë të tjera të Evropës.

Rreth 30 persona vdiqën në vend, ndërkaq mijëra persona dyshohet se kanë vdekur në vitet e ardhshme, si pasojë e ekspozimit ndaj rrezatimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme