Ukraina për herë të parë dërgon një ambasador rezident në Tiranë

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme në një ceremoni shtetërore në Tiranë u prit ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, i cili paraqiti edhe letrat kredencile, ai është njëherësh edhe ambasadori i parë rezident i këtij vendi në Shqipëri.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta këtë e sheh si një ngjarje historike, pasi për herë të parë Ukraina ka dërguar një ambasador rezident.

“Kënaqësi e veçantë të prisja Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Sh.T.Z Volodymyr Shkurov, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale”.
“E sigurova për pozicionin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”.

I pari i vendit Meta tha së është e rëndesishme që të zhvillohen edhe mardhëniet dy palshe në aspektin ekonomik.

“Vlerësova se marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve janë mjaft të mira, duke theksuar njëkohësisht se ka hapësira për t’i zhvilluar ato edhe më shumë, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar”.

“Falenderova autoritetet ukrainase për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar të komunitetit shqiptar në rajonin e Odesës.
Pata kënaqësinë gjithashtu t’i përcjell përshëndetjet e mia për Presidentin Zelensky, si dhe dëshirën për ta pritur për një vizitë zyrtare në Shqipër” ka shkruar Meta në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme