Ukshini: Miti i Serbisë së Madhe është imitim i nacional-socializmit gjerman

Prishtinë | 28 Qer 2026 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Historiani Sylë Ukshini, në emisionin “Info Magazine”, ka deklaruar se koncepti i “Serbisë së Madhe” është ndërtuar mbi modele ideologjike të rrezikshme historike, duke e cilësuar atë si një imitim të nacional-socializmit gjerman.

“Miti i Serbisë së Madhe në fakt është një imitim edhe i nacional-socializmit gjerman,” u shpreh Ukshini, duke shtuar se ndërtimi i miteve politike dhe historike është përdorur si mekanizëm për legjitimimin e synimeve hegjemoniste në Ballkan.

Sipas tij, narrativa e viktimizimit ka qenë pjesë qendrore e politikës dhe historiografisë serbe, e cila, siç tha ai, është përdorur për të krijuar imazhin e viktimës dhe për të justifikuar veprime politike në rajon.

Ukshini tha se kjo qasje nuk është e rastësishme, por pjesë e një strukture të gjatë ideologjike që, sipas tij, ka ndikuar në zhvillimet historike në Ballkan.

Ai shtoi se ndryshe nga Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore, e cila bëri një proces reflektimi mbi të kaluarën e saj, shoqëria serbe nuk ka kaluar në një fazë të tillë ballafaqimi, duke mbetur e ndikuar nga mite historike dhe narrativa nacionaliste.

Të ngjashme