Ulen masat e shtuara të sigurisë, policia i rikthehet normalitetit

Prishtinë | 23 Pri 2017 | 13:25 | Nga

Gjendja e sigurisë në Kosovë vlerësohet të jetë e qetë pas masave të shtuara të sigurisë të cilat i kishte ndërmarrë policia e Kosovës ditë më parë.

Të armatosur dhe në gjendje gatishmërie pjesëtarë të policisë shiheshin afër objekteve të ndryshme sidomos ato fetare.

Sipas policisë masa të tilla sigurie ishin ndërmarr si formë parandalimi i ndonjë akti të sulmit ndaj objekteve fetare në prag të festës së pashkëve.

Zëdhënësi i policisë Baki Kelani, ka thënë për Indeksonline se nuk ka nevojë të ndjelljet panik sepse në kompetencën e policisë është që të marr masa sa here që jo e vlerëson situatën si të tillë.

“Gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile. Policia e Kosovës po vazhdon të veprojë sipas rregullave të saj ligjore”, ka thënë Kelani.

Frika nga sulmet e mundshme terroriste ka bërë që edhe Kosova krahas shteteve të Evropës dhe Ballkanit të shtoj masat e saj të sigurisë ku në theks të veçantë kanë qenë objektet fetare për të cilat vlerësohet se mund të jetë cak i mundshëm i sulmeve.

“Policia e Kosovës dhe Institucionet tjera të sigurisë bëjnë vlerësime të vazhdueshme lidhur me nivelin e kërcënimit nga çfarëdo aktiviteti kriminal, duke përfshirë edhe kërcënimin nga terrorizmi”, ka thënë Kelani.

Që nga viti 2012 numri i përgjithshëm i kosovarëve që kanë udhëtuar për në Siri është rreth 316, në mesin e tyre janë 44 gra dhe 29 fëmijë, në këtë numër janë të regjistruar edhe 38 qytetarë që kanë shtetësi të dyfishtë.

Vlerësohet se momentalisht numri i qytetarëve nga Kosova në zonat e konfliktit është rreth 140. Duke përfshirë 75 persona që dyshohet se në forma të ndryshme janë aktiv në organizatat terroriste të përcjellë nga gratë dhe fëmijët e tyre. Atje (Siri, Irak) janë edhe 38 gra dhe 27 fëmijë, 58 shtetas të Kosovës janë raportuar si të vrarë, shumica prej tyre besohet të jenë vrarë prej vet terroristëve pas tentimeve për tu larguar nga zonat e konfliktit. Deri më tani 117 prej tyre janë kthyer në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme