Umtiti lë të hapur mundësinë për t’u kthyer tek Lyon

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, ka lënë të hapur mundësinë për një rikthim tek Olympique Lyon.

Francezi luante me skuadrën e Lyon para se të kalonte tek Barcelona, por karriera e tij në ‘Camp Nou’ nuk eci ashtu siç pritej, si pasojë edhe e lëndimeve.

Lojtari së fundmi ka treguar planet për të ardhmen e tij, dhe nuk ka mbyllur mundësinë për t’u kthyer tek ish skuadra e tij.

“Unë do të doja të isha trajner. Unë marr shënime nga ata që kam punuar me ta, seancat stërvitore dhe çfarë bëjnë ata” ka thënë fillimisht Umtiti.

“Të kthehem tek Lyon është një mundësi, si lojtar, ose si trajner” ka shtuar francezi.

Umtiti ka regjistruar vetëm tri paraqitje këtë sezon, por shpreson që të ketë më shumë minuta në vazhdimin e kampanjës.

Të ngjashme