Argjentina Ramosaj mahnit me format trupore, ndërsa pozon me bikini nga pushimet në Dhërmi

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, së fundmi është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Për këtë ajo ka zgjedhur bregdetin e Dhërmiut, së bashku me bashkëshortin e saj, Dukagjinin, dhe djalin e tyre, Noah.

Këngëtarja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka publikuar gjatë këtyre ditëve fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Në një nga imazhet e fundit, Ramosaj u shfaq nën shkumën e valëve të detit së bashku me djalin e saj në brigjet e detit Jon.

Në një pozë tjetër, ajo pozoi me bikini të zeza në shezlon, teksa merrte rreze dielli dhe vinte në pah linjat e saj atraktive trupore.

Argjentina shquhet për vijën e saj të trupit, të cilën është kujdesur që ta mbajë gjithmonë siç duhet në formë.

Ramosaj përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, por pritet që të vijë së shpejti me diçka të re për fansat e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme