Bideni bën thirrje për ndarjen e 100 dollarëve për ata që vaksinohen

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u ka bërë thirrje shteteve të ShBA-së që të ofrojnë nga 100 dollarë për ata që vaksinohen tani e tutje kundër Covid-19 në përpjekje për t’i adresuar uljen e shkallës së vaksinimit dhe shtimin e rasteve.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu lëshoi një masë të prerë të re për vaksinim për punëtorët federalë, fuqia më e madhe punëtore e ShBA-së, me rreth dy milionë punëtorë.

Urdhri u kërkon punëtorëve të sjellin dëshmi të vaksinimit ose të jenë subjekt i testimit obligativ dhe vendosjes së maskës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Duke folur të enjten nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan tha se masat e reja janë rezultat i përhapjes së variantit shumë ngjitës të koronavirusit, Delta, që është përkeqësuar nga, siç tha ai, “pandemia e të pavaksinuarve”.

“Po vdesin dhe do të vdesin njerëz që nuk duhet të vdesin”, tha ai. Bideni shtoi se masa nxitëse me të holla mund të duket e padrejtë për amerikanët që janë vaksinuar më herët, por se të gjithë do të përfitojnë me rritjen e numrit të vaksinuarve.

Për t’i dhënë këto të holla, shtetet do ta shfrytëzonin legjislacionin e Planit Amerikan të Shpëtimit, që është hartuar për ta rimëkëmbur vendin nga pasojat e pandemisë.

Të ngjashme