Brenda 24-orëve tri gra raportojnë për dhunë fizike nga familjarët

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka pranuar tri raportime të dhunës në familje gjatë ditës së djeshme. Rastet kanë ndodhur në qytetin e Podujevës, në Novobërd dhe në Gjilan.

Në Podujevë dje rreth orës 16:20 viktima femër kishte raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima kishte pranuar tretman mjekësor ku më pas ishte liruar për në shtëpi. Kurse i dyshuari pas intervistrimi me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Novëbërd i dyshuari mashkull i komunitetit serb kishte sulmuar fizikisht nënë e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër po ashtu gjatë ditës së djeshme ka ndodhur në Gjilan, ku një shqiptar ka kanosur nënën e tij. Tek personi i dyshuar është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën nënën e tij femër K-Shqiptare, gjithashtu tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar (0.8 gramë) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme