Facebook fillon integrimin e bisedave në Instagram, Whatsapp dhe Messenger

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Është bërë e ditur se Facebook është duke rindërtuar infrastrukturën pas shërbimeve, në mënyrë që përdoruesit e njërit prej tyre të mund të komunikojnë mes vete.

Duhet theksuar se Facebook ka filluar të vërë në jetë planin për të shkrirë komunikimin në Instagram dhe Messenger, duke integruar sistemet si një i vetëm.

Në iOS dhe Android disa përdorues vunë re një përditësim në aplikacionin mobil të Instagram me një mesazh “Një mënyrë e re për të komunikuar në Instagram”.

Mesazhi vijon më tutje duke përmendur bisedat “shumëngjyrëshe”, më shumë emoji, opsionin tërhiq për t’u përgjigjur dhe më e rëndësishmja, komunikoni me miqtë në Facebook.

Në momentin që vjen përditësimi, ikona e zakonshme e mesazheve direkte zëvendësohet nga logoja e Facebook Messenger. Bisedat me të vërtetë janë shumëngjyrëshe, sepse mesazhet kanë ngjyra nga bluja te lejlja, ndërsa shfletoni në biseda.

Për momentin nuk është e mundur t’u dërgohet mesazh përdoruesve të Facebook nga Instagram. Por rrjeti social e ka bërë të qartë se do të unifikojë platformat e Messenger, Instagram dhe WhatsApp.

CEO i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka premtuar se sistemi do të ketë enkriptimin fundor. Duke integruar shërbimet më popullore, Facebook konkurron me Apple iMessage.

Instagramin e bleu më 2012 për 1 miliard dollarë, ndjekur nga WhatsApp më 2014 për 19 miliardë dollarë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme