Ministri i Mbrojtjes emëron drejtues të Zyrës Ligjore njeriun e dënuar me burg për korrupsion

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Në vitin 2019, Gjykata e Prishtinës e kishte shpallur fajtor dhe e kishte dënuar me një vit burgim Avdylkadër Muçajn, që akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare duke qenë drejtor i Departamentit Ligjor dhe të Licencimit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave [ARH]. Por, ai së fundi është transferuar në Zyren Ligjore në Ministrinë e Mbrojtjes si drejtor i saj.

Ai ishte dënuar pasi u konsiderua që kundërligjshëm i kishte sjellë përfitime operatorit të vetëm publik “Trainkos” duke e dëmtuar kompaninë “Railtrans” me vlerë prej 1.2 milionë eurosh.

Prokuroria kishte konsideruar që Muçaj kishte lëshuar një vendim që ka të bëjë me revokimin e licencës për transport hekurudhor të mallrave për ndërmarrjen “RailTrans”.

Aktakuza ndaj tij ishte ngritur në tetor të vitit 2015.

Të ngjashme