Pirlo nuk do të nxitohet me Bonuccin, italiani mund të pushojë edhe ndaj Napolit

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo nuk do të rrezikojë me Leonardo Bonuccin për ndeshjen me Napolin të shtunën.

Qendërmbrojtësi humbi ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Interit për shkak të lodhjes në muskuj.

Sipas Tuttomercatoweb, Pirlo nuk do të nxitohet që ta kthejë në aksion Bonuccin kundër Napolit.

Pirlo shpreson të rikthejë përfaqësuesin italian kundër Portos në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme, duke mos rrezikuar asgjë në stadiumin “Diego Maradona” këtë fundjavë.

Zonja e Vjetër ka në dispozicion Giorgio Chiellinin, Matthijs de Ligtin dhe Merih Demiralin për ndeshjen, ndërsa Arthur Melo do të mungojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme