UNDP-ja dhuron pajisje për zjarrfikësit e Drenasit

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 15:50 | Nga

Organizata ndërkombëtare UNDP ka dhuruar pajisje për Njësitin e zjarrfikësve të Komunës së Drenasit në vlerën prej 10 mijë eurove, kryesisht pajisje të nevojshme për rastet të intervenimeve emergjente.

Donacioni i dhuruar nga UNDP-ja do të përdoret nga njësiti në rastet e vërshimeve dhe rasteve të tjera emergjente.

Këto pajisje janë në vlerën përafërsisht 10 mijë euro, ku në to përfshihen pompa, gjeneratorë dore, bateri, mbathje të veçanta për njësitin, jelek për shpëtim, vegla pune dhe gjësende të tjera të nevojshme për rastet e intervenimeve emergjente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme