UNDP-ja vazhdon bashkëpunimin me Komunën e Prishtinës

Prishtinë | 26 Pri 2017 | 14:29 | Nga
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, së bashku me Drejtuesen e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli, pritën në takim një delegacion nga UNDP-ja.
Nënkryetari Sejdiu informoi përfaqësuesit e UNDP-së mbi zbatimin e Planit të Integritetit në Komunën e Prishtinës, luftën kundër korrupsionit dhe transparencën radikale në qeverisje. Ai poashtu potencoi që Komuna e Prishtinës u zgjodh Komuna më transparente pa asnjë vlerësim negativ nga indeksi i transparencës organizuar nga OJQ Çohu.
Përfaqësuesit e UNDP-së theksuan se ata janë të kënaqur me performansën e Komunës së Prishtinës dhe u zotuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në projekte të përbashkëta.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme