Në kooperativën “Unique” në Junik është përuruar linja e re e përpunimit të frutave të thata, si lajthi, gështenja etj.
Në përurim ka marrë pjesë dhe kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, përfaqësues të pushtetit lokal dhe fermerë të shumtë të këtij rajoni.
Kryetari Kuçi uroi drejtuesit e fabrikës për zgjerimin e linjës së përpunimit të frutave. Ndërsa kërkoi nga të gjithë fermerët që të vazhdojnë të punojnë në zgjerimin e veprimtarisë së tyre. Ai iu premtoi atyre mbështetje për aq sa ofron mundësi buxheti komunal.
Hapja e linjës së re u bë në kuadër të projektit “Përpunimi i Frutave të Malit” që mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian. Kurse, implementues të projektit janë organizata “Celim Milano” dhe Komuna e Junikut.