Ekonomia Online
FUNDIT

United gjobitet me 20 mijë funte për incidentin kundër Liverpoolit

United gjobitet me 20 mijë funte për incidentin kundër Liverpoolit

Manchester Unitedi është dënuar me 20 mijë funte nga Federata e Futbollit e Anglisë shkaku i reagimit të ashpër të lojtarëve të vet ndaj gjyqtarit në një moment të pjesës së parë të ndeshjes kundër Liverpoolit të dielën. Lojtarët e Manchester Unitedit e rrethuan gjyqtarin Craig Pawson gjatë pjesës së parë të disfatës me rezultat […]

Manchester Unitedi është dënuar me 20 mijë funte nga Federata e Futbollit e Anglisë shkaku i reagimit të ashpër të lojtarëve të vet ndaj gjyqtarit në një moment të pjesës së parë të ndeshjes kundër Liverpoolit të dielën.

Lojtarët e Manchester Unitedit e rrethuan gjyqtarin Craig Pawson gjatë pjesës së parë të disfatës me rezultat 2:0 në Anfield, pasi Virgil Van Dijk e kishte bërë një ndërhyrje ndaj David de Geas në ajër.

Roberto Firmino e kishte shënuar një gol mbresëlënës në momentet pas atij incidenti, mirëpo goli i tij u anulua nga VAR-i shkaku i përplasjes së Van Dijkut me portierin e Manchester Unitedit.

Embedded video

De Gea ishte ndëshkuar me karton të verdhë nga gjyqtari Pawson shkaku i protestave të tij gjatë këtij incidenti.

Federata e Futbollit e Anglisë tani ka ndërmarrë masa ndaj Djajve të Kuq, pasi që klubi u shpall fajtor për shkeljen e rregullës E20(a).

“Manchester Unitedi është gjobitur me 20 mijë funte, pasi që e ka pranuar se e ka shkelur rregullën E20 të Federatës së Futbollit të Anglisë dhe e ka pranuar dënimin standard për këtë shkelje”, thuhet në deklaratën e lëshuar.

“Klubi nuk arriti të sigurojë se lojtarët do të silleshin në mënyrë të rregullt gjatë minutës së 26-të gjatë ndeshjet së Premierligës kundër Liverpoolit më 19 janar të vitit 2020”. 

Të ngjashme