Manchester United është duke shfaqur interesim për dyshen e Barcelonës, Ivan Rakitic dhe Ousmane Dembele. Sipas medeve angleze “Djajtë e Kuq”, duan ta blejnë mesfushorin Ivan Rakitic në afatin dimëror. Futbollisti kroat ka humbur vendin në formacionin e parë që nga arritja e mesfushorit, Frenkie de Jong. Edhe familja e Rakitic beson që ai duhet […]
Unitedi synon me çdo kusht blerjen e dyshes së Barcelonës

Manchester United është duke shfaqur interesim për dyshen e Barcelonës, Ivan Rakitic dhe Ousmane Dembele.
Sipas medeve angleze “Djajtë e Kuq”, duan ta blejnë mesfushorin Ivan Rakitic në afatin dimëror.
Futbollisti kroat ka humbur vendin në formacionin e parë që nga arritja e mesfushorit, Frenkie de Jong.
Edhe familja e Rakitic beson që ai duhet të largohet, por nuk ka pranuar që e ardhmja e tij të jetë në “Old Trafford”.Lojtari tjetër për të cilin gjiganti anglez ka shprehur interesim është sulmuesi Ousmane Dembele.
Sulmuesi nuk është duke luajtur në formacionin e parë që nga transferimi i sulmuesit, Antonie Griezmann gjatë afatit veror.
















