United zor se mund ta transferojë Fernandesin

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Bruno Fernandes zor se mund t’i bashkohet Manchester United-it këtë verë, pavarësisht spekulimeve që e lidhnin me këtë klub, sipas raportimeve nga Sky Sports.

Ishte raportuar më herët gjatë kësaj jave që transferimi i tij te Djajtë e Kuq nga Sportingu i Lisbonës ishte afër kompletimit, mirëpo kjo kishte ardhur më shumë nga burimet dhe mediat në Portugali.

Fernandes ka arritur t’i realizojë në total 33 gola dhe asistime në 33 ndeshje për klubin Bardh e Gjelbër gjatë stinorit të kaluar.

Të ngjashme