Unitedi frikësohet se De Geas do kalimin te PSG-ja

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Manchester United po frikësohet që David De Gea e ka ndarë mendjen t’i bashkohet me Paris Saint-Germain, raporton Daily Star.

Portieri i Spanjës thuhet se është prioriteti numër një i kampionit francez dhe ata do të tentojnë ta transferojnë gjatë verës.

Atij i kanë mbetur edhe 12 muaj kontratë në “Old Trafford”, andaj mbetet të shihet nëse ata do të vendosin ta shesin, apo ta mbajnë duke rrezikuar që ai të largohet si agjent i lirë.

Të ngjashme