UP-ja fillon “Ditët e Orientimit për Maturantë”, bëhet thirrje të studiohet në këtë universitet

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 10:58 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka organizuar ceremoninë zyrtare të hapjes së aktivitetit “Ditët e Orientimit për maturantë”, raporton Ekonomia Online.

Ky aktivitet orientues për nxënës është organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe zyra e Rektorit të UP-së, si dhe është mbështetur nga Busulla – Portali zyrtar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për orientim profesional, edukim dhe këshillim në karrierë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është njohja e maturantëve për së afërmi me mundësitë e studimeve në Universitetin e Prishtinës, ku nga përfaqësuesit e njësive akademike dhe përfaqësues të tjerë të arsimit të lartë, do të prezantohen këto mundësi para maturantëve.

Prorektorja për Cilësi dhe Zhvillim Akademik, Merita Berisha tha se këto aktivitete duhet të zgjerohen edhe në komuna.

“Ku aktivitet e gjen bazën e tij nga plani strategjik që është dinamik dhe përafron subjektet e institucioneve të arsimit nga gjitha nivelet që të merren informata konkrete për zhvillim në karrierë të gjeneratave të ardhshme”, tha Berisha.

Ajo tha se orientimi në karrierë duhet të filloj shumë më herët në mënyrë që nxënësit të shohin mundësitë për vazhdimin e studimeve.

“Universiteti i Prishtinës kultivon traditën e informimit të studenteve përmes aktiviteteve që janë realizuar në shkolla të Prishtinës, por që këtë vit kemi bërë më ndryshe dhe kemi tentuar që përmes 13 njësive akademike të UP-së të mirëpresim nga sot në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare për informimin e drejtë për mundësitë e studimit për vitin e ardhshëm akademik”, shtoi ajo.

Flandra Sadiku nga platforma zyrtare e MAShT-it “Bosulla” ka inkurajuar nxënësit që janë maturantë t’i bashkohen aktivitetit 3 ditorë për tu informuar më afër për orientimin e tyre dhe programet që ofron Universiteti i Prishtinës.

“Inkurajojmë maturantët që në këto 3 ditë të jenë pjesë e aktiviteteve informuese për mundësitë e Universitetit të Prishtinës që orientimi i maturantëve të bazohet në modelet e qëndrueshme dhe orientimin në karrierë”, tha Sadiku.

Ndërsa, Bashkim Hoti, student në Inxhinierin Mekanike ka sugjeruar maturantët të zgjedhin UP pasi që sipas tij, ky universitet të bën krenar me titullin që të jep.

Të ngjashme