Ushtroi dhunë fizike ndaj gruas në gjendje të dehur, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Veriut

Prishtinë | 18 Qer 2026 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 18 qershor 2025, rreth orës 00:20.

I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Të ngjashme