Vala shpërndan dhurata për fëmijë

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 12:07 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka prezantuar konceptin e ri të marketingut që Vala do të ndërmarrë në vazhdim.

Ai gjithashtu së bashku me grupin humoristik “Stupcat” kanë shpërndarë dhurata për konsumatorët e rastit në Qendrën e Biznesit të Telekomit, në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Artistët i argëtuan fëmijët me humorin e tyre duke shpërndarë dhurata.

Drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, tha se kanë vendosur të jenë me ma të dashurit tanë, fëmijët “dhe me të gjithë ju”.

“Javën e kaluar i kemi dhënë rreth 1 milion dhurata, ku kemi marr edhe shumë komplimente për një veprim të tillë, tha Mustafa.

“Sot kemi vendosur që t’i gëzojmë fëmijët për këtë fundvit, për këto festa dhe t’iu bëjmë me dije se Vala është e imja e ‘Stupcave’ e juaja dhe e gjithë Kosovës”, ka thënë Mustafa.

babadimri

Image may contain: 1 person, sitting

Image may contain: 10 people

Të ngjashme