Në kuadër të konsolidimit të Forumeve të Aleancës Kosova e Re, me një interesim të madh të grave pjesëmarrëse, sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Forumit të Gruas në degën e AKR-së në Rahovec.
Punimet e këtij Kuvendi i hapi koordinatori i degës së AKR-së në Rahovec, Osman Krasniqi, i cili i ofroi mbështetje të madhe Forumit të Gruas në realizimin e projekteve që fuqizojnë pozitën e gruas në shoqëri.
Kuvendi më pas i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 100 delegateve, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas në degën e AKR-së në Rahovec është zgjedhur Valmire Kabashi.