Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka pranuar që në të ardhmen nuk do të behët trajner.
Van Dijk, i cili është pretendenti kryesor për të fituar Topin e Artë, beson që një trajner ka shumë presion, transmeton kp.
“Në këtë moment nuk mendoj se profesioni i trajnerit është për mua. Shumë njerëz japin mendimet e tyre të cilat ndikojnë te ti. Preferoj mos të përfundoj në këtë situatë. Nuk dua të behëm analist sepse më duhet të them shumë gjëra që nuk i mbështes. Do të shohim”, deklaroi ai.