Varroset 18 vjeçarja nga Krusha, që vdiq në aksidentin në Kroaci

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Në prani të shumë qytetarëve i është dhënë lamtumira e fundit 18 vjeçares nga Krusha e Madhe, Anjeza Bellanica e cila vdiq në aksidentin e së dielës në Slavonski Brod të Kroacisë.

Ajo u varros me dhimbje të madhe në varrezat e Krushës.

Gjatë ceremonisë u njoftuar se e pamja për humbjen e Anjezës do të zgjasë tri ditë.

Kujtojmë që të dielën, në një aksident me autobus në Kroaci vdiqën 10 qytetarë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Viktimat e aksidentit tragjik u sollën sot në Kosovë.

Të ngjashme