Vazhdojnë aktivitetet për shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 16:02 | Nga

Kanë vazhduar aktivitetet për shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”, në Komunën e Rahovecit. Në aktivitetet të cilat organizohen nga Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me shoqatat e dala nga UÇK, degët në Rahovec po merr pjesë Kryetari i Komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, deputetët të Kuvendit të Kosovës, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve.

Aktivitetet për shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”, kanë vazhduar me bërjen e homazheve tek varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit, tek Muri i Pikëllimit dhe në nderim të veprës së Sheh Myhedinit tek Teqeja e Madhe në qytetin e Rahovecit dhe zbulimi i përmendores së rindërtuar të dëshmorëve në rrugën “UÇK” (transiti Rahovec-Malishevë).

Po ashtu gjatë ditës së sotme Latifi, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore që është mbajtur në nderim të dëshmorit Hamdi Berisha, në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme