Vazhdojnë punimet në projektet infrastrukturore në Komunën e Rahovecit

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 08:46 | Nga

Në Komunën e Rahovecit janë duke vazhduar punimet në realizimin e projekteve infrastrukturore të cilat janë në të mirë të gjithë qytetarëve, ecurinë e punimeve nga afër i ka parë Smajl Latifi, Kryetar i Komunës i shoqëruar edhe nga Përparim Krasniqi, drejtor i Shërbimeve Publike.

Projektet në të cilët nga afër janë parë punimet nga Latifi dhe drejtori Krasniqi janë: Asfaltimi i rrugës (sanimi i rrugës) Drenoc-Senoc-Pastasellë dhe Polluzhë, rrethrrotullimi në hyrje të Rahovecit, në udhëkryqin Rahovec-Malishevë, rrethrrotullimi në hyrje të Rahovecit, në udhëkryqin Rahovec-Krushë e Madhe dhe Rahovec-Suharekë.

Të ngjashme