Vazhdojnë punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër

Prishtinë | 28 Qer 2026 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se po vazhdon zbatimi i projekteve strategjike infrastrukturore në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit, punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër po zhvillohen në përputhje me planin e paraparë.

Ky projekt, sipas komunikatës për media, pritet të krijojë një lidhje të re ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës, duke ndikuar në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, qarkullimit dhe zhvillimit ekonomik në të dy anët e lumit.

“Vazhdojmë me punë konkrete në shërbim të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme