Po vazhdon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Rahovecit, kjo fushat është duke vazhduar nën kujdesen e Këshillit komunal për korrje-shirje 2016, të formuar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi. Anëtarët e këshillit për korrje shirje, shpresojnë se kjo fushatë do të shkojë mirë dhe pa probleme.
Feim Fetoshi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në lidhje me fushatën e korrje-shirjeve në Komunën e Rahovecit thotë se shtabi i korrje-shirjeve 2016, është në kontakt dhe koordinim permanent me të gjitha lokalitetet e Komunës së Rahovecit në mënyrë që fushata e korrje-shirjeve të jetë e suksesshme.
Sipas drejtorit Fetoshi, deri me datë 11.07.2016 janë shirë rreth 800 hektarë me grurë apo rreth 50% e sipërfaqes së mbjellë me grurë.
“Fushata e korrje-shirjeve po shkon mirë dhe deri më tani nuk ka asnjë problem, rendimentet janë të kënaqshme, ku për një hektar sillen rreth 5000 kg”, ka theksuar ai.