Vazhdon seanca e mbyllur ndaj Pjetër Shalës

Prishtinë | 05 Qer 2023 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Është duke vazhduar për të 4 ditë me radhë, dëgjimi i dëshmitarit të 7 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale, në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarit, Pjetër Shala.

Sot, dëshmitari është duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve mbrojtës të Shalës, por seanca gjyqësore, në pjesën dërmuese të kohës është duke vazhduar të jetë e mbyllur.

Kjo pasi me të nisur seanca, avokati Mohamed Hédi Aouini ka kërkuar që të kalohet në seancë private.

Mbajtja e seancës së mbyllur ka qenë edhe në rastin kur dëshminë e kanë dhënë dëshmitarët e tjerë.

Megjithatë, pasi të mbarojë dhënien e dëshmisë, trupi gjykues ka bërë të ditur se e njëjta do të transkriptohet dhe do të publikohet, por jo para rishikimit dhe redaktimit të saj në pjesët e ndjeshme.

Gjykimi në këtë rast ka filluar në muajin shkurt, shkruan RTK

Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021.

Të ngjashme