Vazhdon seanca plenare e ndërprerë dje, në rend të ditës 52 pikë

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Nga ora 10:00, do të vazhdojë seanca plenare Kuvendit e ndërprerë dje në mungesë kuorumi.

Gjatë seancës së djeshme Kuvendi nuk e ka miratuar Rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes së cilës synohej që presidentit Hashim Thaçi t’i ndalohej përfshirja e shkëmbimit të territoreve apo “korrigjimi i kufijve” në dialogun me Serbinë.

Me 50 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk arriti ta miratojë projekt-rezolutën e propozuar.

Pas kësaj seance të jashtëzakonshme, Kuvendi vijoi seancën plenare të datës 13, 14, 20 shtator dhe 15 tetor, por në mungesë të kuorumit u ndërpre.

Për seancën e sotshme Kuvendi do të ketë në rend të ditës 52 pikët e mbetura nga seancat e papërfunduara gjatë javëve a muajve të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme