Vdekja e dy punëtorëve të OST-së në Fier, detyrim paraqitjeje për drejtorin dhe inxhinierin

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Drejtorit të OST-së Andi Prifti dhe inxhinierit Eriseld Lala Gjykata e Fierit u ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Ata u arrestuan disa ditë më parë për shpërdorim detyre pas vdekjes së dy elektriçistëve në Jagodinë të Roskovecit.

Dy punonjësit e OST, Gjergji Duka, 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç humbën jetën pasi shtylla e tensionit të lartë në të cilën po punonin u thye.

Prifti dhe Lala  akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë.

Të ngjashme