Vdekje të dyshimta në Pejë, Gjakovë e Shtërpcë, policia nis hetimet

Prishtinë | 05 Shk 2023 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Tri raste të vdekjeve të dyshimta janë raportuar në Policinë e Kosovës, nga komunat Pejë, Gjakovë dhe Shtërpcë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se në Shtërpcë është raportuar nga familjarët se viktima mashkull është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete u është liruar familjareve.

Ndërkaq në Pejë, një mashkull ka vdekur derisa ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit elektrik ishte duke punuar në një terren të vështirë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Në komunën e Gjakovës, viktima ishte dërguar në në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Gjakovës.

Përkundër përpjekjes së mjekëve, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Të ngjashme