Ka vdekur aktori Guljelm Radoja. Ai ishte i infektuar me Covid-19.
Artisti Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore.
Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te , “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj.
Ai ishte nderuar me titullin “Artist i Merituar” në Shqipëri.