Vdes edhe një person, shkon në 15 numri i të vdekurve në Maqedoni

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë gjatë natës edhe një person duke e çuar në 15 numrin e përgjithshëm të viktimave të autobusit që u rrokullis mbrëmë në rrugën Shkup – Tetovë  në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Të lënduarit tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në spitalin 8 Shtatori dhe disa me lëndime të lehta janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Sot në komunën e Gostivarit do të mbahet mbëedhje komemorative ku do të merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme